Paul McCartney vjen si shkrimtar
Pas një karriere të gjatë muzikore tek The Beatles ,76-vjeçari Paul Mc Cartney ka një zbuluar një tjetër pasion të tij, librin. Kitaristi dhe vokalisti sapo ka publikuar librin e tij të parë për fëmijë që ka shumë figura ilustrative të cilat i ka punuar vetë ai.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Paul u shpreh se u frymëzua nga 8 nipërit dhe mbesat e tij të cilët e quajnë me humor “Grandude”.
Libri bën fjalë për një gjysh i cili ka fuqi magjike dhe i dërgon 4 nipërit dhe mbesat e tij në aventura të ndryshme argëtuese.
McCartney është shprehur se pret me padurim se si do të pritet ky libër nga publiku por veçanërisht nga familjarët e tij.
Klan Plus