Paul Pogba del në shitje
E bleu me shumë bujë dhe tashmë raportohet se Manchester United është gati, madje disi i lumtur që do të shesë futbollistin Paul Pogba. Në fakt më shumë i lumtur është trajneri Jose Mourinho që nuk e do më lojtarin. Mediat britanike raportojnë se presin oferta për Pogba, për të cilin e bleu për një shifër rekord.
Lojtari francez shkoi tek Manchester në 2016 për shumën rekord për klubin e Manchester United në atë kohë 100 milionë euro, por paraqitjet e tij nuk arritën asnjëherë nivelin që pritej. Këtë sezon Mourinho ka preferuar më shumë dyshen e mesfushës Nemanja Matić dhe Scott McTominay, ndërsa Pogba e ka lënë në stol.
Mediat thonë se klubi është gati ta shesë për 120 milionë euro. Pogba e ka kuptuar këtë dhe marrëdhënia e tij me trajnerin që nuk e dëshiron më është vetëm në nivelin e përshëndetjes dhe jo më shumë. Gjithsesi është ende e paqartë se ndrejt kujt futbollisti do të shkojë vëmendja e Mourinho në rast shitjeje të Pogba, por raportohet se po përgatitet një fushatë blerjeje prej 200 milionë me lojtarë nga PSG, Juventus dhe Real Madrid.
Tv Klan