Paulin Sterkaj: Pas kullës së prek Calin fshihen deputetë
Deputeti socialist i qarkut të Shkodrës, Paulin Sterkaj ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje debatin e hapur ditë më parë për shembjen e kullës së Prek Calit.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Sterkaj ka marrë fjalën, duke risjellë versionin e tij për ndërhyrjen e Policisë Ndërtimore. Reagimi që ngjalli kjo ndërhyrje, deputeti thotë se mbështetet nga deputetë të parlamentit, por pa përmendur emra.
“Në shtëpinë e Prek Calit, disa individë të veshur me pushtet edhe parlamentar kanë vendosur me i rikonstruktuar shtëpinë Prek Calit. Një grup i caktuar interesash, sepse ka shkuar rruga deri në Vermosh dhe tani çfarë mund të bëjmë, kujt mund t’ia marrim… Janë nja 40 dynym aty të Calit, duke i thënë se e kam gjysh, me i marrë tokën edhe me e përdorur për biznese të vetat”.
Opozita fajësoi qeverinë për prishjen e kullës, duke e politizuar debatin. Ndërsa Kryeministri Edi Rama përjashtoi çdo përfshirje në këtë çështje.
Tv Klan