Pavarësia, Skocia dërgon kërkesë zyrtare për referendum
Në një pozë të ngjashme me Margeret Thatcher të vitit 1983, kryeministrja e Skocisë ka përpiluar letër kërkesën për referendumin e shkëputjes se vendit nga Britania e Madhe.
Ngjarja vjen vetëm dy ditë pas dokumentit të firmosur nga kryeministrja e Britanisë, për divorcin zyrtar te ishullit nga Bashkimi Evropian.
Letra, e cila i është dërguar Theresa Mayt paraqet kërkesë zyrtare nga Skocia duke kërkuar të drejtën për të mbajtur një referendum të dytë për pavarësinë.
Procedura për një referendum të dytë parashikon që Britania e Madhe të lëshojë një urdhër në baze të Seksionit 30 qe do i hape rrugën popullit skocez të vendosë për shkëputjen e vendit nga Britania, me dëshirën e madhe për të qëndruar në BE.
Tv Klan