Pavijonet më të prekur në QSUT, urgjenca dhe reanimacioni


Pavijonet më të prekur në QSUT, urgjenca dhe reanimacioni

15:33 19/07/2020

Përfundon testimi serologjik për mjekët, 5% pozitiv

Përfundon testimi serologjik për bluzat e bardha në QSUT dhe dy spitalet aktivë Covid. Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi, thotë për Tv Klan së deri tani pozitiviteti i bluzave të bardha arrin deri në 5.4 %.

“Analiza serologjike ka treguar një nivel të ulët prekshmërie në përgjithësi është tek 5.3-5.4”.

Pavijonet më të prekura nga Covid-19, janë ato të shërbimit të urgjencës dhe reanimacioni.

“Më të prekurit janë ata që janë në vijën e parë që janë urgjencat, reanimacionet si dhe spitalet Covid 1 dhe Covid 2”

Prej më shumë së dy dite në QSUT po kryhen edhe analizat për Covid. Në laboratorin e QSUT mund të kryhen deri në 1 mijë analiza për Covid. Koraqi thotë se ato do të shërbejnë vetëm për kryerjen e testit të negativizimit të pacientëve në dy spitalet Covid.

“Është vetëm për pacientët e spitaleve Covid 1 ose Covid 2. Bëhet vetëm për negativizimin. Pra është e gatshme vetëm për pacientët që janë të gatshëm të dalin nga spitali”.  

QSUT u kthye në një vatër të infektimit me koronavirus. Një numër mjekësh dhe staf u prekën nga virusi duke e përhapur atë edhe te pacientët.

Tv Klan






Të ngjashme