PBDNJ fushatë elektorale në Korçë – (10 Shtator 2000)


PBDNJ fushatë elektorale në Korçë – (10 Shtator 2000)

14:06 10/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka çelur në qytetin e Korçës, fushatën për zgjedhjet për pushtetin lokal. Duke prezantuar kandidatin për kryebashkiak, Thanas Tona. PBDNJ ka premtuar se në rast se fiton bashkinë e Korçës, do të hapet kufiri për lëvizje të lirë me Greqinë. Emigracioni i organizuar, shërbim spitalor bashkëkohor, energji elektrike dhe ujë kanë premtuar drejtuesit e PBDNJ-së në Korçë.

Kryetari i partisë Vasil Melo i është drejtuar korçarëve duke kërkuar votën e tyre. “Unë e shoh të lidhur ngushtë fatin e qytetit të Korçës me partinë time”, ka thënë Melo. Përveç kandidatit për kryetar bashkie në Korçë në takim janë prezantuar edhe kandidatët për drejtues të pushtetit lokal në Maliq dhe në 14 komuna të rrethit./tvklan.al






Të ngjashme