PD: 4.5 ton drogë në 10 ditë në Itali e Greqi
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë vënë sërish në qendër të akuzave të opozitës, për lidhje me kartelin e drogës.
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se 4 ton e gjysmë drogë, e kapur në 10 ditët e para të këtij viti në Itali e Greqi, është dëshmi e lehtësirave që qeveria u ofron trafikantëve të drogës për të transportuar lehtësisht sasinë nga Shqipëria në vendet fqinj.
Sipas demokratëve, droga është edhe për këtë vit alternativë e Kryeministrit Edi Rama.
Tv Klan