PD: A strehohet Balili nga kryebashkiaku i Tepelenës?
Teksa policia është angazhuar që prej mëngjesit të së shtunës në një operacion për kapjen e të shumë kërkuarit Klement Balili, Partia Demokratike hodhi dyshime se drejtues të maxhorancës dhe policisë së shtetit janë në dijeni të vendndodhjes se ish- Drejtorit të Transporteve në Sarandë.
Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së
:
A po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Termet Peci dhe një shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i transportit të Gjirokastrës?
Ristani tha se Partia Demokratike e ka denoncuar Balilin që prej emërimit të tij si zyrtar i qeverisë.
Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së:
Partia Demokratike e denoncoi emërimin e Klement Balilit në zyrat e shtetit, që në maj të vitit 2014. Ne bëmë publike, prova, fakte, se si në vitin 2006, ky trafikant ishte kapur në një aksion të forcave speciale me helikopter, me 750 kilogramë drogë.
Demokratët thonë se përplasja brenda koalicionit maxhoritar erdh pas presionit të hapur ndërkombëtar për arrestimin e Klement Balilit, i cili është shpallur në kërkim nga Interpoli në maj të vitit 2016./ TV KLAN