PD: Afera korruptive pas miratimit të ligjit të mbetjeve


PD: Afera korruptive pas miratimit të ligjit të mbetjeve

15:14 29/10/2016 https://youtu.be/O4fyue9K3B0

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama, se pas miratimit te ligjit të mbetjeve qëndrojnë afera korruptive.

Sipas zëdhënës së selisë blu, Ina Zhupa koncesioni për ndërtimin e impiantit të djegies së mbetjeve në Portëz të Fierit, i miratuar me shpejtësi dhe në fshehtësi të plotë në muajin shtator. është një rast flagrant korruptiv.

Sipas Zhupës firma fituese nuk ka asnjë eksperiencë në këtë fushë. Partia Demokratike kërkon nga prokuroria një hetim të shpejte për impiantin e djegieve të mbetjeve në Fier./ TV KLAN






Të ngjashme