PD akuza Beqajt për mungesë barnash dhe favorizim në tendera
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është vënë sërish në qendër të akuzave të opozitës për favorizim në tendera.
Demokratët thonë se në shkelje të ligjit, Ministri Beqaj i ka hequr kompanisë “Sanofi Aventis” të drejtën për të hedhur në treg ilaçin “Fludar-abin”, duke ia dhënë atë Kompanisë “Incomed”.
Sipas opozitës, ky bar, që i ka munguar për 5 muaj tregut, i është dhënë klientit të Ministrit Beqaj me një çmim 114 euro më shumë, për çdo pako.
Por qeveria, duke reaguar përmes portalit
transparenca.al
ku sqaroi se Ministria e Shëndetësisë nuk ka bllokuar për asnjë ditë barin “Fludar-abin”, por ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për furnizimin e vijueshëm të tregut.
Tv Klan