PD, akuza e Ramës për lojërat e fatit
Partia Demokratike ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama edhe për koncesionin e mbikëqyrjes së lojërave të fatit.
“Katërfishimi i pikave të basteve në Shqipëri nuk është thjesht një marrëzi e Edi Ramës, por është një plan korruptim i mirëmenduar për t’i dhënë të vëllait, Olsi Rama, miliona euro fitime nëpërmjet koncesionit të mbikëqyrjes së lojërave të fatit”.
Ajo që dihet deri tani është se me ligjin e vitit 2015, Edi Rama detyron pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtjes së sistemit jo në shtet, por tek kompania koncesionare. Kjo do të thotë se sa më shumë pika bastesh të operojnë në Shqipëri, aq më i madh është fitimi i kompanisë koncesionare që, zyrtarisht, operon në emër të ortakut të vëllait të kryeministrit.
Nga njëra anë ligji përcakton se asnjë qindarkë nga tarifa e mirëmbajtjes së pikave të basteve nuk shkon në buxhetin e shtetit dhe nuk përdoret për interes publik, por mbush me miliona euro llogarinë e vëllait të kryeministrit. Nga ana tjetër, ligji i jep Olsi Ramës monopolin e mbikëqyrjes dhe kontrollit të tregut të bixhozit, duke e dhënë me koncesion shërbimin tek një kompani e vetme, e cila, sipas ligjit korruptiv të vitit 2015 do ta ketë këtë të drejtë për 30 vjet”.
/tvklan.al