PD akuza qeverisë për vjedhjen e thesarit – (9 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Qeveria po shpik hajdutët vullnetar të thesarit. Një ditë pas zbulimit të një pjese të thesarit nëpër fshatrat përreth Tiranës, kanë reaguar demokratët. Nënkrytarja Topalli dhe ish-ministri i Rendit Shamata theksuan se qeveria po e mënjanon nga dokumentimi i ngjarjes Bankën e Shqipërisë.
Jozefina Topalli, Nënkryetarja e PD:- “Partia Demokratike konsideron përjashtimin e Bankës dhe degës së evakuimit nga operacionet si një akt të qëllimshëm për të maskuar vjedhjen e shekullit”.
Halit Shamata, ish-Ministri i Rendit:- “Në lidhje me deklaratën e fundit të Ministrisë së Rendit, se Ceka ka firmosur një shkresë që i është dhënë atij nga njerëzit e dekretuar nga Berisha, unë deklaroj, se nuk ekziston asnjë kompetencë dhe asnjë dekret i kryeministrit Berisha, në lidhje me personat që merren me ruajtjen dhe evakuimin e thesarit.Të gjitha veprimet e deritanishme të strukturave shtetërore, më shumë synojnë maskimin e vjedhjes dhe largimin e përgjegjësive nga vetja sesa zbulimin e së vërtetës”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame