PD: Korrupsioni me rindërtimin nuk kursen shkollat
Fondet për shkollën e Thumanes u vodhën dy herë brenda vitit
Nga Thumana, demokratët akuzuan qeverinë dhe pushtetin lokal se dy herë brenda vitit kanë vjedhur fondet për shkollën “Ramazan Jangozi”. Sipas selisë blu kjo shkollë, që u shemb nga tërmeti I 26 nëntorit, tre muaj pasi ishte rindërtuar nuk ka përfunduar ende, duke realizuar vetëm 30% të punimeve.
“Kështu, 587 milion lekë avulluan vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit. Pyetja që ngremë sot është:Çfarë po ndodh sot me fondet e rindërtimit të kësaj shkolle simbol të korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie? Shkolla e Thumanës duhet të kishte përfunduar sot që flasim, por korrupsioni i “Hajdutëve të Fatkeqësisë” e ka penguar atë”.
Një ditë më pare, selia blu publikoi shifra që sipas saj faktojnë demagogjinë dhe vjedhjen që qeveria po bën me programin e rindërtimit.
Tv Klan