PD akuza socialistëve për shitjen e Albtelekomit – (18 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partia Demokratike ka protestuar gjatë një konference për shtyp, për miratimin nga parlamenti për shitjen e aksioneve të Albtelekomit. Parlamentarët socialist, tha zëdhënësi Edi Paloka, votuan për vjedhjen e hapur të pasurisë publike më të madhe të shqiptarëve. Sipas tij ky është një veprim i mirëfilltë mafioz, një grabitje e hapur e pasurisë së shqiptarëve, vlera e të cilit llogaritet në një miliard dollarë.
Edi Paloka:- “Partia Demokratike, deklaron se me të ardhur në pushtet, do të veprojë me transparencë të plotë në procesin e privatizimit, duke përfshirë këtu, jo vetëm ato që do të privatizohen në kohën e PD, por edhe ato që kanë privatizuar me urgjencë deputetët socialistë”.
Paloka është shprehur edhe për përfundimin e punimeve të parlamentit./tvklan.al