PD akuzon Ramën për stadiumin “Qemal Stafa”: Gllabëroi edhe 2800 m/2


PD akuzon Ramën për stadiumin “Qemal Stafa”: Gllabëroi edhe 2800 m/2

15:27 08/08/2016

 

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se ka thelluar më tej atë që opozita e cilëson aferë korruptive me stadiumin “Qemal Stafa”.

Demokratët publikuan një vendim qeverie, dhe disa harta, që sipas tyre, 2800 metra katrorë pronë e bashkisë dhe e qytetarëve të Tiranës, do të kalojnë për dyqane e hoteleri.

Sipas opozitës 2800 metrat katrorë do të bëhen përjetë pronë e klientit, pas të cilit demokratët thonë se fshihet kryeministri Rama.

Partia Demokratike thotë se pas ardhjes në pushtet do ta anullojë këtë projekt dhe do t’ia kthejë pronën qytetarëve. /TV KLAN






Të ngjashme