PD Albina Karamitro dhe Njazi Kosovrasti konferencë shtypi (13 Gusht 1998)


PD Albina Karamitro dhe Njazi Kosovrasti konferencë shtypi (13 Gusht 1998)

16:02 13/08/1998

Qeveria po abuzon me fonde publike.” Këtë e thanë sot dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike,Albina Karamitro dhe Njazi Kosovrasti. Të dy këta dënuan një vendim të fundit të qeverisë për prokurimin e drejtëpërdrejtë. Sipas Karamitros ky lloj prokurorimi parashikon që fondet për rrugët të administrohen nga ministri Apostoli.

Pra nëse për asfaltimin e një rruge akordohen 10 milionë lekë vetë ministri ka të drejtë t’ia lëvrojë këtë shumë një firme ndërtimi që e zgjedh ai ,pa bërë më parë tender.Kështu çmimi i asfaltimit të rrugës nuk ulet nga tenderi dhe veç kësaj ekziston rreziku i përvetësimeve financiare.

Kosovrasti nga ana e tij dënoi eliminimin që i bëhet pushtetit lokal me këtë vendim të qeverisë sepse rrugët lokale janë nën kujdesin e Këshillit Bashkiak. Sipas Kosovrastit,në rastin e Tiranës ,Këshilli Bashkiak as nuk është pyetur fare. Në këtë mënyre, sipas Kosovrastit qeveria ka shkelur kompetencat që Pushtetit Lokal i njihet dhe nga Karta Ndërkombëtare e Pushtetit Lokal./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo






Të ngjashme