PD: “Albpetrol” fsheh humbjet me naftën


PD: “Albpetrol” fsheh humbjet me naftën

18:10 29/01/2020

“Favorizohen koncesionarët në dëm të interesit publik”

Partia Demokratike ka denoncuar keqmenaxhimin që sipas saj po bëhet nga kompania shtetërore e naftës “Albpetrol”.

Ish-deputeti Luan Baçi tha se selia blu disponon të dhëna se deri 2 javë më parë, Albpetroli ishte minus 26 tonë naftë në një ditë të vetme, ndërsa 160 puse janë jashtë përdorimit për shkak të defekteve.

Demokratët thonë se kompania nuk po i publikon shifrat nëse është me fitim apo humbje, duke e mbajtur të fshehtë prodhimin e naftës, me qëllim favorizimin e koncesionarëve në dëm të interesit publik.

Tv Klan






Të ngjashme