PD dërgon në Kushtetuese ligjin për organet e drejtësisë


PD dërgon në Kushtetuese ligjin për organet e drejtësisë

16:00 21/12/2016 https://youtu.be/3YSn3kGWTV4

Partia Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, me pretendimin se shkel Kushtetutën.

Ky ligj parashikon ngritjen e KLGJ dhe KLP, por demokratët thonë se ai e thellon më tej antikushtetueshmërinë lidhur me mënyrën se si zgjidhen 5 anëtarët e këtyre dy institucione.

Sipas selisë blu, me këtë ligj mazhoranca ka krijuar një organ ekstra kushtetues, duke ia hequr mundësinë Kuvendit që ta bëjë ai përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë e prokurorë në KLGJ e KLP.

Ligji në fjalë u miratua me votat e maxhorancës në seancën e 3 Nëntorit./tvklan.al






Të ngjashme