PD: Arsimi në tre vite, plaçkë mes Ramës e aleatëve


PD: Arsimi në tre vite, plaçkë mes Ramës e aleatëve

14:35 17/10/2016

Pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama për rritjen e pagave të arsimtarëve me 10% ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Sipas selisë blu, në këto tre vite qeverisje arsimi ishte plaçkë që kryeministri e ndau me aleatët tij për të kapur sa më shumë vende pune dhe se nuk ka aspak parasysh mësimdhënien.

Opozita thotë se simboli i Rilindjes në arsim është Luisa, që nuk kërkonte vetëm mijëra euro për një vend pune, por edhe trafikonte mësuese për dëshirat e shefave në Tiranë./ TV KLAN






Të ngjashme