
PD: Autostrada Milot-Balldren, projekt mafioz
Partia Demokratike e cilëson projekt mafioz autostradën 17 kilometra të gjatë Milot – Balldre. Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se ky projekt do përdoret për pastrimin e parave dhe se rruga do të kushtojë 295 milionë Euro, nga 254 milionë sa ishte parashikuar në kontratë.
Sipas selisë blu, qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pakërkuar, kompanisë ANK në pronësi të një ish-deputeti të Partisë Socialiste, Agim Kola.
Për opozitën, skema mafioze e këtij projekti do t’i detyrojë qytetarët që të paguajnë 17 milionë Euro për 1 kilometër, për një rrugë fushore.
Tv Klan