PD: Belgjika heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta


PD: Belgjika heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta

14:57 04/07/2016

Partia Demokratike bëri publik një vendim të Belgjikës për ta hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurtë. Këshilli i Lartë i Shtetit belg, sipas demokratëve, e ka anulluar listën e vendeve të sigurta të shpallur në vitin 2015, vetëm per faktin se në të perfshihet edhe Shqipëria. Sekretari i Pergjithshëm Arben Ristani bën përgjegjes kryeministrin Rama.

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm në PD:

“Prej tre vitesh, nën qeverisjen e Edi Ramës, standardet e sigurisë kanë shkuar në zero, dhe janë ngritur në maksimum lehtësitë e mbështetja për krimin, për trafiqet, për drogën që ka mbuluar çdo pëllëmbë të vendit, për trafikun e armëve, për grabitjet me maska”.

Ky vendim thonë demokratët mund të pasohet edhe me rikthimin e vizave për shqiptarët.

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm në PD:

Heqja e Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta është një vendim dramatik pasi mund të rikthejë regjimin e vizave, është një kambanë alarmi pasi mund të ketë ndikim dhe në vende të tjera të BE.”

Ristani thotë se Shqipëria është i vetmi vend në rajon i pasigurt në sytë e Belgjikës dhe se largimi qeverise është emergjence kombëtare.

Tv Klan

 






Të ngjashme