PD Berisha konferencë për Kosovën – (28 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Demokratët përsërisin ftesën drejtuar partive politike për tu mbledhur në një tryezë të përbashkët në mbështetje të forcave politike dhe ushtarake në Kosovë. Lideri demokrat Berisha ka deklaruar sot se marrëveshja e Rambujesë, përbën një fitore në rrugën e pavarësisë së Kosovës.
Vetëm prania e trupave ushtarake të Natos vijoi Berisha do të detyronte serbët ti përmbahen kësaj marrveshje. Berisha i ka kërkuar udhëheqësit politik të UÇK-së Adem Demaçi të rikonsideroj qëndrimin e tij ndaj marrëveshjes shqiptaro-serbe të Rambujesë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame