PD, Berisha miting në Durrës – (26 Shtator 2000)


PD, Berisha miting në Durrës – (26 Shtator 2000)

13:47 26/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Berisha i ka bërë thirrje durrsakëve nga sheshi kryesor i këtij qyteti, të votojnë për kandidatët demokratë më 1 Tetor. Për asnjë sekondë mos harroni tha ai, se kandidatët socialistë përfaqësojnë shegertin e Kretës dhe çirakët që shpallën Millosheviçin të keqen më të vogël. Miri Hoti dhe kandidatët socialistë, tha Berisha, përfaqësojnë famëzinjtë më të mëdhenj të Europës.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Miri Hoti është ish-mjeku i Durrësit, përfaqëson turpin e Durrësit, turpin e Shqipërisë, turpin e shqiptarëve, asnjë votë për të. Qytetarë të Durrësit, ngrihuni në lartësinë e vlerave tuaja, të trashëgimisë tuaj, me të cilat është krenuar e krenohet kombi”.

Më tej Berisha tha, se kusarët asgjë nuk mund t’i shpëtojë nga ligji dhe pronat e tyre nga rruspa, por u shpreh ai, kusarëve iu ka ardhur fundi. Berisha ka ftuar durrsakët të marrin pjesë në mitingun e PD, më datë 29 në sheshin Skënderbej.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Më 29 Shtator, iu ftoj të gjithëve, ftoj Shqipërinë në sheshin Skënderbej, për të festuar fitoren e 1 Tetorit”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme