PD Berisha për artisët grevist – (30 Janar 2000)


PD Berisha për artisët grevist – (30 Janar 2000)

18:37 30/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partia Dmokratike ka kërkuar sot që qëndresa e artistëve grevist të mbështetet me të gjitha mjetet. Sipas liderit demokrat, ish presidenti Sali Berisha, protesta e njerëzve të artit është  përballje mes kulturës dhe artit kombëtar, dhe anti kulturës. Si ish president dhe qytetarë artdashës, Berisha shprehu solidaritetin e plotë me kërkesat e artistëve grevist. Drejtuesit e shtetit shqiptar ish presidenti Berisha i quajti një grup kusarësh, të cilët po varfërojnë çdo ditë jetën e shqiptarëve. Vetëm zgjedhjet e lira nën vëzhgimin e instirucioneve ndërkombëtare dhe me një Komision Zgjedhor të arritur me konsensus mund të largojnë klikën në pushtet ka theksuar Berisha./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme