PD: Buxheti i bashkisë së Tiranës nuk përmirëson jetën në kryeqytet


PD: Buxheti i bashkisë së Tiranës nuk përmirëson jetën në kryeqytet

16:23 27/12/2019

“Veliaj 130 mln euro për rroga e luks”

Partia Demokratike ka reaguar pas miratimit të buxhetit të bashkisë së Tiranës.

Sipas zëdhënëses së selisë blu, viti 2020 nuk do të jetë me shërbime më të mira për qytetarët, por një vit luksi për administratën e pushtetit lokal.

Sipas demokratëve, buxheti i miratuar një ditë më parë parashikon që 130 milionë euro të shkojnë për rrogat e bashkisë së Tiranës .

Partia demokratike thotë se 2020 është një derë e hapur për aferat korruptive dhe pasurimin e paligjshëm të një grushti klientësh të bashkisë dhe qeverisë.

Tv Klan






Të ngjashme