PD dënon zjarrvënien në makinën e këshilltarit të saj
Partia Demokratike ka reaguar për zjarrin e vënë në automjetin e Xhaferr Meçe, një natë më parë në Tepelenë.
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike thotë se dënon me forcë
“aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal të këshillarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, Xhafer Meçe”.
“I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin e pa vonesë ngjarjen dhe të arrestojnë e vendosin para ligjit autorët dhe porositësit e këtij akti të shëmtuar kriminal”,
thuhet në deklaratë.
Më tej, Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për këshilltarin e saj në Bashkinë e Tepelenës, Meçe dhe familjarët e tij.
/tvklan.al