PD denoncon gjendjen e vështirë në sektorin e naftës – (26 Qershor 2000)


PD denoncon gjendjen e vështirë në sektorin e naftës – (26 Qershor 2000)

21:26 26/06/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Partia Demokratike në konferencën e sotme për shtyp, ka denoncuar gjendjen e vështirë në sektorin e naftës. Sipas drejtuesve të lartë demokrat, në këtë fushë prodhimi i vendit është në rënie të pandërprerë, duke rënë çdo vit 15% pas ’97. Megjithëse u shkurtuan pesë mijë punonjës, tha sekretari organizativ i PD, Ilir Bano, kostoja e prodhimit ka 20% rritje dhe pagat reale përveç atyre të drejtuesve kryesor, kanë rënie 50% në krahasim me ’96.

Sipas Partisë Demokratike e vetmja veprimtari, që ka njohur progres në naftë ka qenë korrupsioni i pushtetarëve aktual. Nga burime brenda Alpetrolit, PD ka marrë të dhëna se vetëm nga blerja e një artikulli, janë vjedhur 192 milion lekë të reja. PD ka deklaruar se kjo është pjesa e atij ingranazhi të mafias, që kupolën e ka tek pushtetarët e sotëm dhe prej tre vjetësh punon për falimentimin e sektorit të naftës./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme