PD denoncon nga Spitali i Kavajës
Oksigjenisti i arrestuar, emërim partiak dhe i paligjshëm
Skandali i shitjes së oksigjenit në spitalin e Kavajës për Partinë Demokratike është dëshmi e emërimeve partiake dhe të paligjshme nga ana e drejtuesve të PS-së në këtë qytet.
Ish- deputetja Oriola Pampuri, denoncoi nga qyteti i Kavajës shitjen e oksigjenit nga Mensur Shtylla, i arrestuar pak ditë më parë, duke thënë se oksigjenisti që përfundoi në pranga është nipi i ish- drejtorit të spitalit.
Sipas demokratëve, Shtylla, i cili shpërndante bombula oksigjeni pa autorizim mjekësor, u emërua në shkelje të ligjit.
Tv Klan