PD denoncon një ndërtim në qendër të Tiranës


PD denoncon një ndërtim në qendër të Tiranës

17:00 30/05/2020

Prokuroria të hetojë për pastrim parash

Partia Demokratike reagoi për ndërtimi e një objekti pranë sheshit Skënderbej. Enkelejd Alibeaj dhe Ina Zhupa thanë se kompania që ka marrë lejen nuk ka financa të mjaftueshme për ta ndërtuar objektin, punimet e të cilit, sipas tyre, kushtojnë 20 milionë euro.

Sipas Partisë Demokratike, pas ndërtimit qëndron biznesmeni Edmond Bego. Përfaqësuesit e saj i bënë thirrje prokurorisë të hetojë kryebashkiakun Veliaj për pastrim parash dhe për lidhjet e tij me biznesmenin Bego.

Tv Klan






Të ngjashme