PD denoncon rastet e pazgjidhura të tërmetit


PD denoncon rastet e pazgjidhura të tërmetit

16:47 04/09/2020

Familja me probleme shëndetësore në qiell të hapur

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast të lënë pa zgjidhje nga dëmet e pësuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Selia blu ka sjellë rastin e familjes së Rasim Shahinit nga Shijaku, një person me aftësi të kufizuara, i cili prej 9 muajsh ka mbetur i pastrehë bashkë me nënën 86-vjeçare, bashkëshorten dhe motrën me probleme të rënda shëndetësore.

“Unë banesën më ka dalë DS4 për t’u prishur. Unë jam paraplegjik, nuk lëviz fare, vetëm me karrocë. Nënën 86  vjeçe, kam motrën të sëmurë në dorë, kam gruan të sëmurë, mar 300-400 mijë Lekë ilaçe, kam hyrë borxh deri në fyt, kam kredi. Unë po lahem jashtë… me karrocë jashtë”.

Teksa thekson se administratori i njësisë bashkiake i ka thënë që banesa e tij do të shembet e fundit, Rasimin e tremb ardhja e dimrit.

“Administratori i Komunës Hardhisht, Xhemali, nuk vjen me na prish shtëpinë, edhe thotë që: “Shtëpinë tënde do ta prish thotë i fundit. Kur vjen dimri, unë s’kam nga t’ia mbaj më. Ec e shikoni vetë, e keni parë vetë, unë në çadër nuk rrij dot. Na keni bërë me lujt mendsh. Nga t’ia mbaj më, nga të mbytem”?

Ky nuk është i vetmi rast që opozita ka bërë publike për mediat ditët e fundit, mbi rastet e pa zgjidhura nga tërmeti i Nëntorit.

Tv Klan






Të ngjashme