PD denoncon skandalet në Prokurorinë e Përgjithshme – (23 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Opozita ka denoncuar publikisht skandalet që sipas saj kanë përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Financave. Nënkryetarja e Parlamentit Topalli tha, se qeveria me heshtjen e saj kërkon të fal Angjelin. Topalli e cilësoi shtetin e sotëm si shtet “rrugaç”. Sipas saj, vetëm në Shqipëri ndodh që pas skandalit, të mos ndodh përsëri asgjë.
Vetëm në Shqipëri ndodh që post skandali të jetë përsëri vetë skandal. Ajo mbështeti iniciativën për të krijuar një komision parlamentar për hetime në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Ministrinë e Financave./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame