PD denoncon Spiropalin


PD denoncon Spiropalin

15:40 19/02/2019

Partia Demokratike kërkoi nisjen e një hetimi për ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, familjarët e së cilës sipas selisë blu kanë përfituar fonde publike përmes një skeme korruptive.

“Bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes të paktën 350 milionë lekë nga Ujësjellësi i Fierit dhe kompania Solomon ka marrë tendera nga doganat në kohën e drejtimit nga Elisa Spiropali. Kompanisë së Spiropalit i është dhënë pyll me koncesion 40 ha me koncesion dhe  rreth 130 milionë lekë nga fondet e fermerëve. Duke ndjekur paratë e kompanisë “Solomon”, u zbulua skema e përfitimit nga familja e Elisa Spiropalit  e të paktën e 550 milionë Lekëve, para publike”.

Teksa demokratët kërkuan hetim të pasurisë së ministres Spiropali, kjo e fundit përmes një reagimi në rrjetet sociale paralajmëroi ngritjen e një padie në gjykatë për atë që e cilësoi shpifje nga ana e selisë blu.

 “Padia është e vetmja rrugë me këta bartës e përçues të horrllëkut politik. Në gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.”

Sipas Spiropalit as vëllai i saj e aq as ajo vetë nuk kanë përfituar asnjë kontratë apo fond publik, as në kohën kur ishte në krye të doganave dhe as tani që mban postin e Ministres së Shtetit për Parlamentin.

Tv Klan






Të ngjashme