PD detyron KQZ të shtyjë vendimin për shpalljen e rezultatit në Bulqizë – (9 Korrik 2002)


PD detyron KQZ të shtyjë vendimin për shpalljen e rezultatit në Bulqizë – (9 Korrik 2002)

23:04 20/09/2021

Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Kontestimet e Partisë Demokratike për zhvillimin e zgjedhjeve në disa qendra votimi të zonës 19, kanë detyruar KQZ, të shtyjë vendimin për shpalljen e Ardit Kajës, deputet i kësaj zone. Përfaqësuesi i PD Ilir Rusmali, ka kërkuar që KQZ të mos njohë rezultatet për 5 qendra votimi, pasi atje është konstatuar sipas PD, se një person ka votuar edhe për anëtarët e tjerë të familjes, veprim ky anti-kushtetues.

Zoti Rusmali, në argumentet e tij i është referuar një vendimi të KZZ me numër 10, i cili i kërkonte KQZ, të shpallte pavlefshmërinë për të 5 qendrat. Por që me një vendim tjetër të mëpasshëm me numër 11, të 7 komisionerët kanë firmosur për t’i dhënë mandatin kandidatit socialist, anëtarët e KQZ kanë vendosur pas dy orë debatesh me 6 vota pro dhe 1 kundër të konsultohen përpara marrjes së vendimit përfundimtar me KZZ.

Vendimi është kundërshtuar nga përfaqësuesi i PS, Spartak Braho, i cili i ka kërkuar pa sukses KQZ, të respektojë rendin e ditës për shpalljen e socialistit Ardit Kaja, si deputet i ri i zonës 19 në Bulqizë./tvklan.al

Gazetare – Elona Meço






Të ngjashme