PD dhe PR kritika për rivendojsen e marrëdhënieve me Serbinë – (20 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pas publikimit të rivendosjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, ka reaguar Partia Demokratike. Sipas zëdhënësit Edi Paloka, PD nuk është kundër kontakteve diplomatike, por nuk duhen harruar të burgosurit shqiptar në burgjet serbe dhe masakra e Millosheviçit, ndaj shqiptarëve. Qeveria shqiptare, tha ai, ka pranuar gjithçka pa vendosur asnjë kusht. Sipas PD çdo gjë është bërë si iu ka interesuar përfaqësuesve jugosllavë dhe përfaqësisë së shtetit shqiptar.
“Shqipëria, po fiton Serbinë dhe po humbet Kosovën”. Kështu e ka komentuar Partia Republikane, rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Beogradin. Sipas republikanëve, Nano dhe qeveria e tij, duke vendosur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Serbinë, duke neglizhuar institucionet dhe politikën e Kosovës, po tregojnë qartë mungesën e interesit për problemet që shqetësojnë kosovarët, si dhe po shkatërrojnë mundësinë e saj për pavarësi./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego