PD do të përzgjedhë kandidatët për deputetë menjëherë pas PS-së (4 Maj 2001)


PD do të përzgjedhë kandidatët për deputetë menjëherë pas PS-së (4 Maj 2001)

12:40 04/05/2001

PD do t’i përzgjedhë kandidatët për deputet menjëherë pas socialistëve. Krerët e lartë demokratë kanë deklaruar se në këtë mënyrë PD do të ketë mundësinë për të vënë përballë kandidatët më të spikatur të saj. Aktualisht selia blu i ka gati emrat dhe do të bëjë seleksionimin në fillim në kryesi, më pas në këshillin kombëtar si dhe do të mblidhen menjëherë pas kongresit të Partisë Socialiste.

Sipas drejtuesve demokratë, përzgjedhja do të ketë natyre krejt tjetër. Kandidatët më me reputacion të Partisë Demokratike do të vihen në zonat e diskutueshme prej saj. Edhe për kandidatët e përbashkët me aleatët duket se çdo gjë është zgjidhur. Ndërkohë krerët demokratë janë duke negociuar përsëri me Partinë e Legalitetit për të riparë dhe njëherë vendimin e saj të daljes nga aleanca e djathtë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme