PD: Dorëheqja e Lleshajt nuk e justifikon Ramën
“Kryeministri, frymëzues i dhunës dhe arrogancës policore”
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se është frymëzues i dhunës dhe arrogancës nga policia. Sipas Enkelejd Alibeajt, dorëheqja e Lleshajt, nuk e justifikon dot kryeministrin Rama.
“Shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama frymëzuesi i dhunës, i arrogancës dhe i urrejtjes. Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia.
Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën. Koha e tij ka mbaruar”, tha ndër të tjera Alibeaj.
Tv Klan