PD e Durrësit peticion për ndërprerjen e garës për kryetar


PD e Durrësit peticion për ndërprerjen e garës për kryetar

15:53 14/07/2017

177 anëtarë të degës së Partisë Demokratike të Durrësit kanë firmosur peticionin nëpërmjet të cilit kërkojnë ndërprerjen e garës për kryetar duke e konsideruar atë në shkelje të statutit të partisë.

Demokratët e Durrësit e konsiderojnë procesin një farsë.

Në peticion thuhet se farsa, zgjedhjet e imponuara, përjashtuese, konfliktuale mund të çojnë më e pakta në formalitet gare dhe formalitet opozitarë dhe më e shumta në ndarje të partisë me pasoja të rënda për të djathtën.

Kjo lëvizje e demokratëve të Durrësit vjen pas peticioneve të firmosura nga anëtarësia në Korçë dhe Vlorë. TV KLAN






Të ngjashme