PD e Tiranës protestë ndaj qeverisë – (10 Maj 2000)


PD e Tiranës protestë ndaj qeverisë – (10 Maj 2000)

13:52 10/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Demokratët e Tiranës sot në aktivin e tyre protestuar ndaj mos ndryshimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe vjedhjes së thesarit. Nuk do të pranojmë që qeveritarët ta kthejnë Shqipërinë në protektorat të mafias. Nuk do të pranojmë më të zvarritemi nga varfëria dhe shtypja e bandave kriminale të pushtetit, u tha sot nga demokratët në aktivitetin në sallën e sporteve “Farie Hoti”.

Drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike kanë hedhur thirrjen “Shqipëria në rrezik, të gjithë së bashku ta shpëtojmë atë”. Liria e kërcënuar u shprehën ata është në dorën tuaj për tu mbrojtur. Le tut hemi kusarëve të mos guxojnë ta cënojnë atë, pasi karriget e pushtetit nuk do ti paguaj tradhtia e tyre.

Kështu demokratët e Tiranës kanë vendosur të bashkohen në protesta masive për ti thënë “JO” sipas tyre gjendjes kaotike në vend dhe qeveritarëve të korruptuar socialist./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme