PD feston ditëlindjen e Besnik Mustafajit – (4 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie i Tiranës, Besnik Mustafaj ka festuar 42 vjetorin e lindjes. Në selinë e PD ishte njoftuar një mbledhje e kryesisë, së degës së Tiranës, por në sallën e mbledhjeve Mustafajit i është bërë surprizë kjo festë ditëlindje. Vetë kryetari i partisë Berisha, ka uruar kandidatin Mustafaj. “Kjo është mosha e duhur për t’u bërë bashkiak i Tiranës”, ka uruar Berisha.
Sali Berisha, kryetar i PD:- “Besnik Mustafaj, përfaqësoji me dinjitet të madh idealet e forcave demokratike. Ai ishte në vitin ’91, deputet i Tiranës dhe në parlamentin e parë pluralist shqiptar, mendoj se përfaqësoj kryeqytetin e Shqipërisë me dinjitet të veçantë”.
Më pas 42-vjeçari ka fikur qirinjtë e tortës, natyrisht duke shprehur dhe një dëshirë, të cilën nuk nguron ta shpreh edhe në mikrofonin e TV Klan.
Besnik Mustafaji:- “Në këtë moment, nuk kam dëshirë më të rëndësishme se të fitojë Bashkinë e Tiranës”.
Festimet kanë vazhduar me urimet jo vetëm për ditëlindje, por edhe për t’u zgjedhur kryetar i bashkisë në zgjedhjet e 1 Tetorit./tvklan.al