PD firmos peticionin kundër shembjes së teatrit
Deputetët e Partisë Demokratike i janë bashkuar nismës së artistëve e qytetarëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar duke firmosur një peticion kundër shembjes së tij.
Të zgjedhurit demokratë i bënë thirrje Presidentit Meta që të mos i hapë rrugë këtij akti që e cilësojnë antikushtetues.
Opozita ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë projektligjin në komisione, si dhe do t’i bashkohet protestës së thirrur nga artistët të enjten përpara Kuvendit.
Tv Klan