PD: Frroku kërcënoi Jozefina Topallin


PD: Frroku kërcënoi Jozefina Topallin

16:23 31/01/2014 TOPALLIPartia Demokratike thote se ish -kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është kërcënuar nga deputeti i mazhorancës Mark Frroku, pas fjalës së mbajtur dje në parlament, ku tha se ai kishte çështje të hapura me drejtësinë belge.

Me anë të një deklarate për mediat, zëdhënësia e Partisë Demokratike Laura Vorpsi tha se kërcënimi i zonjës Topalli është shfaqje e asaj që opozita dhe vete ish –kryetarja e kuvendit e denoncojnë prej kohësh: të futjes në politikë të personave të dyshimtë, të lidhur me aktivitet kriminal. Demokratët i kërkuan gjithashtu deputetit të mazhorancës të sqarojë pozicionin e tij me drejtësinë.

Demokratët thonë se mospajtimi me këtë situatë është detyrë qytetare dhe patriotike.





Të ngjashme