PD: Fundi i AntiKÇK, si “Forca e Ligjit”


PD: Fundi i AntiKÇK, si “Forca e Ligjit”

15:13 31/01/2020

“Do të dështojë. Rama, ortak i krimit të organizuar”

Menjëherë pasi qeveria miratoi paketën AntiKÇK dhe ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thotë se AntiKÇK ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar.

Për opozitën, Kryeministri Rama sa herë ka një hall të madh, shpik një ligj me emër të madh. Me Edi Ramën, vijon qëndrimin e tij Bardhi, kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm dhe Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar.

Tv Klan






Të ngjashme