16:50 19/04/2014Partia Demokratike dënoi sot kërcënimin që sipas saj ka marrë një gazetar i Rilindjes Demokratike, pasi ka botuar një shkrim investigativ mbi trafikun e drogës në Shqipëri, në të cilin ka përfshirë edhe transportin e lëndëve narkotike me avionë. Duke publikuar mesazhin që ka mbërritur në celularin e gazetarit, Partia Demokratike thotë se të tilla kërcënime nuk mund të bëhen pa dijeninë dhe bekimin e kryeministrit apo ministrave të tij.Gazetari ka lënë një shënim ku thotë se në numrin e nesërm ai do të vijojë me botimin e të tjera fakteve tronditëse.Partia Demokratike dënon shantazhin ndaj shtypit opozitar dhe i kërkon qeverisë dhe Kryeministrit të marrë masa.Partia Demokratike inkurajon gazetarët dhe median në rolin e tyre informues dhe qëndron pranë tyre në këto ditë të vështira ku dalin të dhëna se struktura kyçe të shtetit janë përfshirë në trafikun e drogës.