PD: Grabitja në Rinas, vendi s’ka siguri. LSI: Papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare
Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se grabitja e valutës në aeroportin “Nënë Tereza” është bërë në bashkëpunim me punonjës të policisë. Duke ju referuar mesazhit të një qytetari, Berisha shkruan në rrjetet sociale se në Komisariatin e Rinasit tw gjithw drejtuesit e policisë janw kushurinj dhe tw afwrm tw ministrit Tahiri. Në një reagim edhe selia blu e cilësoi fund të sigurisë në vend grabitjen në Rinas dhe i bëri thirrje Presidentit Nishani të mbledhë këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“E gjitha kjo, në kohën kur alarmi për terrorizmin është në klumin e vet, ndërkohë që gjithë shtetet kanë marrë masa mbrojtëse, e në kontrast të plotë, në vendin tonë ka rënë çdo standard i sigurisë. Partia Demokratike i kërkon Presidentit të Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e të bëhet çdo analizë e të dalë çdo përgjegjësi për këtë krim të rëndë, që e ka nxjerrë vendin tonë të rrezikuar e të pasigurtë, pikërisht në kohën e kërcënimeve të mëdha të terrorizmit.”
Me të njëjtën ftesë i është drejtuar Kreut të shtetit edhe Lëvizja Socialsite për Integrim përmes anëtarit të saj në komisionin parlamentar të Sigurisë, Luan Rama. Ai e ka cilësuar papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare, ngjarjen e së enjtes dhe ftoi Kryeministri të marrë masa për institucionet përgjgjgjëse, ndërsa ka kërkuar një hetim të plotë duke përfshirë edhe Shërbimin Informativ Shtetëror.