PD: Hapja e shkollave, rrezik kombëtar
Grida Duma kërkon transparencë për masat që do të merren
Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e qeverisë për çeljen e shkollave në 14 Shtator pa patur një plan për mënyrën si do të zhvillohet procesi.
“Vendimi i derisotëm për hapjen e shkollave është një vendim “ngelës”, i papregatitur, i cili në mungesë të njohjes dhe llogaritjes së kapaciteteve, kohës, organizimit të të gjitha mjeteve, rrezikon shëndetin e fëmijëve së pari dhe gjithë zinxhirit të mëtejshëm pas tyre”, tha Grida Duma.
Sipas selisë blu, një vendim i tillë është një rrezik mbarëkombëtar duke qenë se është marrë pa pasur një plan të mirëmenduar.
Opozita ka kërkuar që të bëhet transparente çdo hap që ka të bëjë me shkollën, dhe shqiptarët të informohen mbi mjetet dhe mundësitë e përllogaritura për të nisur një vit shkollor që i shërben arsimimit dhe forcimit dhe jo rrezikut të shëndetit dhe jetës.
Tv Klan