PD i konsideron show politik arrestimet për çështjen Hajdari – (16 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partia Demokratike e ka konsideruar show politik, arrestimet e fundit të çështjes Hajdari. Sipas nënkryetarit demokrat Jemin Gjana, të arrestuarit mund të kenë qenë zbatuesit, por ekzekutorët që ideuan atentatin ndaj deputetit Hajdari, janë njerëzit që qëndrojnë në kolltuqet më të larta të shtetit.
Jemin Gjana:- “Unë mendoj se janë përpjekje për të mbyllur një farsë me atë çfarë është bërë në këto vite, lidhur me zbardhjen e vrasjes së deputetit Hajdari. Pasi janë zhdukur një pjesë e mirë në atentate në prita, në vrasje me karaktere të dyshimta, tani bëhet një show, me arrestime të tjera, por çështja është se pjesa më e madhe të ekzekutorëve të përfolur është zhdukur në mënyrë krejt enigmatike. Ndoshta prangat dhe urdhër-arrestet e prokurorisë, duhet të drejtohen drejt disa kolltuqeve që kanë qenë ata që e kanë projektuar vrasjen e Hajdarit”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego