PD, Jemin Gjana: “Pas dorëheqjes Fotaq Nano duhet të ndiqet penalisht” – (24 Janar 2001)


PD, Jemin Gjana: “Pas dorëheqjes Fotaq Nano duhet të ndiqet penalisht” – (24 Janar 2001)

17:26 24/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike, nuk e ka cilësuar hap drejt dialogut dorëheqjen e kryetarit të KQZ Fotaq Nano. Sipas nënkryetarit Jemin Gjana, që të realizohet një proces normal, duhet të bëhen ndryshime në lista, kodin elektoral etj. Tani që u largua nga KQZ Fotaq Nano, duhet të kalojë për ndjekje penale deklaroi Gjana.

Jemin Gjana:- “Dorëheqja është gjëja më e pakët për Fotaq Nanon, ndërsa ndjekja penale ndaj tij për të gjitha ato çfarë ndodhën në zgjedhjet e 1 Tetorit, është ajo që mund të mbyll historinë me Fotaqin. Ndërsa në aspektin e asaj çka ka të bëjë me ndryshimin në KQZ, unë mendoj se është pjesë e asaj loje politike që ka tre muaj që zhvillon mazhoranca brenda saj, për të mbajtur nën kontroll, pjesë të infrastrukturës zgjedhore”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme