PD kallëzim penal prefektes së Tiranës


PD kallëzim penal prefektes së Tiranës

16:53 06/08/2019

Spaho: Po merr kompetencat e Këshillit Bashkiak të Kamzës

Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori një kallëzim për Prefekten e Tiranës Suzana Jahollari, e cilas sipas selisë blu po tenton të marrë kompetencat e pushtetit lokal në Bashkinë e Kamzës.

Nënkryetari i demokratëve, Edmond Spaho tha se konstituimi i Këshillit Bashkiak të Kamzës ishte thirrur për tu bërë në 14 gusht, por me urdhër të Kryeministrit, Prefektja e Tiranës ka vendosur që të zhvillohet nesër.

Demokratët thonë se ligji i pushtetit lokal ia jep këtë kompetencë sekretarit aktual të Këshillit dhe se tentativa e kryeministrit përmes prefektes së Tiranës cënon autonominë e pushtetit lokal.

TV Klan






Të ngjashme