PD kërkesë KLSH


PD kërkesë KLSH

21:48 27/04/2020

“Të hetohen 17 tenderat sekretë në kundërshtim me ligjin”

Partia Demokratike përmes një kërkese drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit kërkon auditimin sa më parë të procedurave të prokurorimit për  17 tenderat e klasifikuar sipas saj sekret nga qeveria.

Nëpërmjet një shkrese zyrtare  opozita shpreh shqetësimin se përmes procedurave jotransparente, e në kundërshti të ligjit, paratë e shqiptarëve janë përdorur në mënyrë abuzive dhe korruptive.

Bëhet fjalë për 17 tendera të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, që demokratët thonë se qeveria e ka paracaktuar fituesin në blerjen e paketave ushqimore apo mjeteve mbrojtëse mjekësore anti-Covid.

Sipas Partisë Demokratike me këto kontrata sekret, me çmime 2-3 herë më të larta se tregu, janë abuzuar miliona lekë, të cilat mund të ishin përdorur për të ndihmuar më shumë bizneset apo qytetarët në vështirësi të rënda ekonomike.

Tv Klan






Të ngjashme