PD kërkon dorëheqjen e Petro Koçit – (5 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Demokratët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Rendit Petro Koçi, duke i kërkuar atij të mbajë përgjegjësi për masakrën e Beratit. Sipas sekretarit organizativ të PD Beja, qeveria është e paaftë të siguroj rendin dhe qetësinë e qytetarëve.
Demokratët theksuan se në ditët e qeverisjes së Majkos janë vrarë 106 policë dhe vetëm pakti për rendin mund ta nxjerrë vendin nga kjo situatë.
Fatos Beja:- “Në vend që koalicioni qeveritar të bashkërendojnë forcat me të gjithë shqiptarët që duan të luftojnë krimin, përkundrazi përfaqësuesit e qeverisë tallen me këto përpjekje”.
Në vazhdim të konferencës për shtyp sekretari organizativ i PD Beja, u shpreh se qeveria nuk duhet të mbulojë vështirësitë dhe të angazhohet për mbrojtjen e kufijve verilindor të kërcënuar nga serbët./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame